Moti i keq, Vlora “noton” në ujë pas reshjeve të dendura të shiut

by editor

Reshje me intensitet të lartë kanë rënë në Vlorë këtë të mërkurë, teksa moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin e vendit.

Advertisements

Reshjet kanë krijuar edhe problematikat e para në disa akse të qytetit, ku ka edhe prezencë të ujit.

Advertisements

Të bllokuara janë disa akse, si zona e quajtur pranë Albano dhe Romina, rruga pranë portit në zonën e Skelës dhe rruga pranë bibliotekës së qytetit të cilat kanë prezencë te ujit dhe vështirësojnë kalimin e automjeteve dhe qytetarëve.

You may also like