Moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta, do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare, ndërsa vranësirat më të theksuara paraqiten në zonat përgjatë shtrirjes lindore.
Advertisements
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira disi më të shpeshta në një pjesë të mirë të territorit, megjithatë mundësia për reshje është zero.
Advertisements
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera minimale deri në 28°C maksimalja në rang territori.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi verior. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë.
Advertisements