“Motivi i vrasjes së Liridonës mund të mos…”, avokati i njohur shokon me deklaratën

by editor

Avokati Tomë Gashi, ka qenë i ftuar në një studio televizive, ku foli edhe për vrasjen e Liridona Ademajt, ai tha se ka supozime se ka persona të tjerë të cilët kanë bërë presion apo shtytje tek vrasësi, duke shtuar më tej se motivi i varsjes mund të mos zbardhet kurrë.

Advertisements

“Supozohet që vetë bashkëshorti i Liridonës ka organizuar vrasjen e saj, dhe duket që ka pasur një përgatitje për më tepër se një vit. Ajo që i intereson opinionit është motivi, dhe besoj se motivi ndoshta nuk do të gjendet kurrë. Po të gjendet motivi, ka supozime se ka persona të tjerë të cilët kanë bërë presion apo shtytje tek vrasësit, sepse ky është një grup kriminal tani që supoohet nga prokuroritë, që janë tre persona: shtytësi, egzekutuesi dhe një person tjetër. Mund të jenë edhe persona të tjerë që do të arresohen në qoftë se vërtetohet që motivi paska qen ai që paska shtyrë bashkëshortin që të organizoj vrasjen e gruas së tij, respektivisht nënës së fëmijëve të tij.”, tha Gashi.

You may also like