“Motra e 3-vjeçarit që humbi jetën në Shkodër do niset drejt Turqisë”, gazetarja: Misteri që po fshehin mjekët

Një tragjedi ka ndodhur në Shkodër, ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa motra e tij 7-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Tiranës.

Advertisements

Gazetarja Aida Topalli e ftuar në studion e “7pa5” në Vizion Plus, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova raportoi se motra e vogëlushit të ndjerë 7-vjeçar ka parametra të pasigurtë mjekësorë dhe pritet të niset për trajtim të specializuar në Turqi.

Advertisements

“Familjarët e fëmijëve kanë mohuar që ata të kenë konsumuar pesticide, por mjekët kanë dalë në këtë përfundim pasi familja ka një fabrikë mielli ku shpesh herë përdorin edhe pesticide apo ilaçe kundër minjve, shprehet Aida.

Gjendja emocionale dhe shëndetësore e nënës, e cila është në muajin e fundit të shtatzënisë, është rënduar ndjeshëm dhe ajo po merr kujdes të veçantë mjekësor.

Gazetarja Aida Topalli u shpreh se nuk përjashtohet mundësia që ngjarja në fjalë të jetë pasojë e meningjit.

“Kemi të bëjmë me mbetje toksikologjike në trupin e tyre apo kemi të bëjmë me një meningjit të mundshëm? Për mos të hapur panik ka një rezervim nga autoritetet”, shprehet gazetarja Topalli./viizonplus.tv