Motra e Bardhit reagon ndaj deklaratës së Sarës pas dyshimeve për shëndetin e nënës: Jam tmerrësisht e …

by editor

Bardhi është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP ditën e sotme për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij. Vëllai i tij shkoi në shtëpi për ta takuar dhe për t’i dhënë lajmin se e ëma ndodhet në spitalin e Kumanovës.

Advertisements

Para se ai të shkonte në studio, Sara Gjordeni tha:

Advertisements

“Duhet të tregohem e kujdesshme me atë që them, por nëse kjo është për atë që mendoj, unë nuk do të hesht!” Me këtë, Sara hodhi dyshime se situata për daljen e Bardhit vetëm pak ditë pas eliminimit të saj, mund të jetë krijuar nga palët e treta (menaxherët artistikë).

Por ditën e sotme motra e Bardhit, Afërdita ka reaguar. Shkrimi i saj është shpërndarë edhe nga menaxheri i Bardhit, Jetmir Agaj.

“Përshëndetje miq dhe familjarë…

Ju detyrohem një shpjegim të gjithëve për gjithçka që dëgjova sonte në `prime’. Gjendja e mamit është e njëjtë… Jam tmerrësisht e dëshpëruar nga fjalët dhe vetëm nga dyshimi i cili bëhet për nënën te cilën asnjë fëmijë nuk e përdor për një lojë që aspak s’ka rëndësi në jetën tonë!”

You may also like