Mbrëmjen e djeshme, në spektaklin “Big Brother Vip”, Bardhi është surprizuar nga motra e tij, ku mes emocionesh janë përqafuar dhe janë përlotur.
Advertisements
E pyetur nëse do donte të takonte dikë tjetër nga banorët e “BBV”, motra e Bardhit nuk pranoi.
Advertisements
Në një bisedë, Meritoni pyet Sarën se pse nuk e takoi motra e Bardhit. Kjo e fundit, u shpreh se nuk e di, por ndoshta për faktin se është për shkak të lojës që po bën.
Meritoni: “Pse mendon që nuk të takoi motra e Bardhit”?
Sara: “Nuk e di, ti pse mendon? Si shok i mirë ma jep ti një përgjigje”.
Meritoni: “Unë mendoj që ka parë disa gabime që ke bërë ti ndaj raportit që keni të dy”.
Sara: “Ndoshta nuk i ka pëlqyer sjella ime deri tani sepse unë ka momente që fus lojën në veprimet e mia, përveç marrëdhënies sime dhe jam shumë e ndërgjegjshme për këtë gjë, por unë e di se kush jam jashtë dhe nëse ata do e kenë interesin të më njohin, do e mësojnë shumë se si jam unë”.