Motra e viktimës dhunoi prindërit e Ylber Jakut! Mbi 20 kallëzime në vite në polici për konfliktin

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në fshatin plan të Hasit, ku viktimë mbeti Rushit Sallahu. Mësohet se familja Jaku ka bërë mbi 20 kallëzime ndër vite për konfliktin.

Advertisements

Siç raportohet kallëzimet janë bërë nga babai i autorit i cili u kërkonte institucioneve zgjidhjen e konfliktit. Por me sa duket autoritetet nuk kanë ndërhyrë për të zgjidhur konfliktin.

Advertisements

Përplasja mes familjeve Sallahu dhe Jaku ka pasur në thelb mosmarrëveshje për çështje pronësore, që kanë degjeneruar në dhunë fizike dhe përfunduan tragjikisht me humbjen e një jete.

Sakaq Artjola Sallahu, motra 21-vjeçare e viktimës Rushit Sallahu, që u vra sot nga Ylber Jaku në fshatin Pla në qarkun e Kukësit, ka dhunuar fizikisht dy prindërit e autorit të krimit.

Si pasojë e dhunës, të dy të moshuarit janë shtruar në spitalin e Traumës, ku nëna e autorit Ylber Jaku ka thyerje të legenit. Për këtë konflikt, motra e viktimës është arrestuar një ditë më parë dhe ndodhet në burg. Gjatë ditës së sotme, autori Ylber Jaku 41-vjeç ka vizituar të moshuarit në spital dhe duke parë gjendjen e tyre të rëndë shëndetësore si pasojë e dhunës, ka vrarë në fshat vëllain e vajzës që dhunoi të moshuarit.