M*sakra në Cetinje, mes viktimave pronari i lokalit si edhe familjarë të tij dhe të autorit! Policia publikon foton e të dyshuarit

Ka shkuar në 7 numri i viktimave nga të shtënat në një tavernë në Cetinje, në Mal të Zi. Mediat raportuan se fillimisht ka patur një konfrontim fizik në një lokal dhe më pas autori ka shkrepur armën.

Advertisements

Sipas raportimeve, në mesin e viktimave ka dhe fëmijë të mitur, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Danilo Sharanoviç, ka njoftuar se në tragjedi ka humbur jetën pronari i restorantit “Velestovo” dhe disa anëtarë të familjes së tij.

Advertisements

Sharanoviç tha gjithashtu se në mesin e viktimave ishin edhe anëtarët e familjes së Aco Martinoviçit, i dyshuar për kryerjen e vrasjeve.

“Të gjitha kapacitetet në dispozicion të administratës policore, në krye me drejtorin e Drejtorisë së Policisë, ndodhen në Cetinje me qëllim arrestimin e të dyshuarit për këto vrasje, disa persona janë vrarë, duke përfshirë pronarin e lokalit dhe disa anëtarë të familjes së tij, si dhe anëtarëve të familjes së të dyshuarit për vrasje”, tha Saranoviç.

Policia ka nisur verifikimet për kapjen e autorit të tragjedisë, i identifikuar si Aco Martinoviç.

Policia u ka kërkuar qytetarëve të Cetinjës, që të qëndrojnë brenda banesave të tyre, ndërsa theksoi se ngjarja nuk lidhet me përplasje të grupeve kriminale, por është një incident i izoluar.