M*sakroi me thikë bashkëshorten në banesën e marrë me qira, arrestohet turisti amerikan! Policia: E dh*noi dhe e goditi me sende të forta, më pas… Ja arsyeja

Policia ka arrestuar 57-vjeçarin Brandon Saporito, i cili paraditen e së premtes (2 Maj) masakroi me thikë bashkëshorten e tij, Sandra Saporito.

Advertisements

Sipas bluve, turisti amerikan ka dhunuar e goditur me sende të forta 54-vjeçaren dhe më pas e ka goditur me mjet prerës duke i marrë jetën.

Advertisements

Sandra Saporito humbi jetën në vendin e ngjarjes, banesën që çifti kishin marrë me qira në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës.

Turisti amerikan raportohet se e ka kryer krimin në gjendje të dehur dhe për motive të dobta. Ndërsa ndaj tij është ngritur akuza për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër arrestuan shtetasin amerikan B. S., 57 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi: Më datë 02.05.2025, në lagjen “Vasil Shanto”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se në gjendje të dehur, për motive të dobëta, ka dhunuar e goditur me sende të forta dhe me mjet prerës, bashkëshorten e tij shtetasen S. S., 54 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”, njoftoi policia.