“M’u hiq sysh”/ ‘Nxehen gjakrat’ në BBV, Ilnisa përplaset keq me Erjolën: Nuk më intimidojnë llafet e tua fare

by editor

Një tjetër debat në kuzhinë mes Ilnisës dhe Erjolës!

Advertisements

Këtë herë shkak u bënë pulat që po gatuante për drekë Erjola, që sipas Ilnisës duhet të jenë për të gjithë banorët. Debati vijoi më pas mes akuza ndaj njëra-tjetrës.

Advertisements

Ilnisa: Dy pula nuk mund t’i bësh për disa banorë, se kur kemi bërë dy pula, i kemi ndarë me të gjithë banorët

Erjola: Edhe ti po bën pite për veten tënde, nuk po të flet kush

Ilnisa: Nuk ka lidhje, po bëhet dreka

Erjola: Më lër të bëj çfarë të dua

Ilnisa: Po bëhet dreka dhe po përdor dy pula

Ilnisa: Dy pula i kemi ndarë me të gjitha

Erjola: Gatuaj, merre thikën e tiganin

Ilnisa: Duhet ndarë me të gjithë

Erjola: Vazhdo, bukën mos ma përmend

Ilnisa: Po përjashton ti banorë të tjerë? Dy pula duhet të ndahen me të gjitha

Erjola: Ik o Ilnisa, qërrohu, m’u hiq sysh

Ilnisa: Kështu mund të flasësh, se me njerëzit që rri dhe me xholin si je dhe mënyrën si të pëlqen të përdoresh, patjetër nuk pres ndonjë mençuri

Erjola: Nuk më intimidojnë llafet e tua fare. Shko mbrapa Eglës në pishinë, atë bëj. Qepju si rrodhe nga mbrapa, si majdanozi pas këpucësh

Ilnisa: Nuk je ti personi i duhur, megjithatë të bëftë mirë.

You may also like