Muaj i vështirë, dhe me shumë sfida! Astrologia e njohur ka lajme të këqija për nëntorin

by editor

Nëntori do të jetë më pozitiv se sa muaji që po lëmë pas. Ky është lajmi i mirë që vjen për të gjitha shenjat nga astrologia Meri Shehu. Sipas parashikimit mujor në “Rudina”, astrologia shpjegon se fillimi dhe fundi i tij do të kenë disa lidhje të vështira, por të kapërcyeshme.

Advertisements

Periudha më e favorshme do të jetë mesi i muajit, megjithatë në datat 11-13 shenjat duhet të jenë vigjilente.

Advertisements

E rëndësishme është edhe periudha pas datës 23 që do të ketë tendenca zhgënjimi për shkak të ëndërrimeve të tepruara. Më të ndikuara do të jenë shenjat e ndryshueshme: Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit.

Meri Shehu:

Ky muaj fillon në datën 3 me një lidhje të vështirë midis diellit në Akrep dhe Jupiterit në Dem. Përballen pak këto të dyja dhe ata që kanë probleme me ligjin, gjëra të fshehta sikur iu dalin këto dhe nuk ndihen komodë.

Edhe në datën 4 është një moment pak i vështirë për marrëdhëniet erotike sepse Afërdita në Virgjëreshë përballet me Neptunin në Peshk dhe këtu mund të ketë pak shkarje sa i përket vendimeve, premtimeve dhe gjërave që njerëzve presin.

12.Demi

Do përballen me hënën e re në datën 13. Hëna e re është shumë e bukur por ka disa lidhje planetare sidomos në datën 11-13 që janë shumë të sforcuara dhe gati-gati shpërthyese. Dielli dhe Marsi do jenë në kundërshtim me Uranin. Çdo gjë mund të ndodhë, bisedat nuk marrin drejtim pozitiv dhe ndryshimet që do të bëhen kanë një ritëm pak të vështirë. Demët do ta jetojnë personalisht këtë gjë, do ndihen të surprizuar dhe nuk i duan surprizat. Në datën 4 të kenë kujdes sepse Afërdita sjell një goditje të vogël në çështjet erotike dhe ekonomike.

11.Dashi

Duket sikur nuk marrin shumë pjesë, por nga data 11-13 Marsi i tyre përballet me Uranin dhe nervat e pasiguritë do i bëjnë të mos vetëpërmbahen, të ndihen sikur janë bërë tabelë qitjeje në disa raste dhe të marrin pozicion luftarak. Nga natyra janë luftarakë, do bëhen më shumë dhe kjo ndjesi nuk do i lërë ta shijojnë siç duhet Nëntorin. Afërdita hyn në datën 10 në Peshore dhe do t’i ëmbëlsojë disi në një marrëdhënie në çift ose bashkëpunim. Pas datës 23 e tutje muaji ka tendenca pak zhgënjyese, bëhemi më utopikë dhe nëse ëndërrojmë më shumë se ç’duhet do shohim që mund të mos bëhen realitet. Shumë planetë që hyjnë në Shigjetar përballen me Neptunin në Peshk.

10.Luani

Nuk është një pozicion shumë komod sepse nga data 23 e tutje shumë planetë në Shigjetar nuk i japin dot një frymëmarrje Luanëve dhe do përjetojnë ca ditë jo shumë të këndshme në fund të muajit Nëntor në çështjet erotike, ekonomike e ligjore. Do përmirësohen muajin e ardhshëm, por deri atëherë fundi i Nëntorit do bëhet trazovaç për marrëdhëniet e tyre. Data 15 do jetë e mirë për komunikim për Luanët. Nëse e mbajnë mend këtë datë, do bëjnë marrëveshje të mira erotike, pune, të marrin lekë dhe të ndihen më të ekuilibruar.

9.Binjakët

Janë shenjë që duket sikur nuk do ketë shumë tronditje sepse Afërdita hyn në Peshore, shenjë që ka të bëjë me erotizmin e tyre dhe do përjetojnë erotizma të mira, por ndryhsimi i punës në datën 13 në hënën e re nuk do jetë ai që do donin, do vijë shumë i sforcuar, do lodhen shumë që ta bëjnë, edhe nëse bëhet nuk do ndihen sikur është i duhuri, pra nuk do ta përjetojnë mirë çështjen e punëve. Ata me probleme shëndetësore duhet të kenë kujdes në këtë periudhë duke mos e ekzagjeruar. Në datën 4 kujdes me marrëdhëniet familjare, ka një zhgënjim.

8.Bricjapi

Janë në një pozicion deri diku të leverdishëm për ta. Megjithëse janë përballjet e planetëve në fillim, Dielli me Jupiterin, Afërdita në datën 3-4 janë sinjal ku duhet të shohin mirë aleancat, miqtë, atje ku kanë dhënë duart ose ku kanë çështje ligjore për të zgjidhur. Pas datës 13 ndodhin ndryshime dhe data 15 do iu japë avantazhe në ekonomi, marrëdhënie të ndryshme dhe karrierë.

7.Virgjëresha

Duhet të kenë parasysh datën 4 sepse Afërdita në shenjën e tyre përballet me Neptunin dhe ndoshta nuk do ndihen kaq të sigurt në zgjedhjet që kanë bërë, duan të bëjnë ose nuk do marrin dot vendimet e duhura, do gabojnë diku ndaj të kenë kujdes në këtë periudhë. Pas datës 15, gjërat fillojnë të rregullohen dhe mesi i muajit do jetë mesi i artë për to në ekonomi e marrëdhënie.

6.Ujori

Do marrin pjesë në disa shpërthime nervash nga data 11-13 dhe ndryshime të mëdha që Ujorët do ndihmojnë të ndodhin sepse dielli dhe Marsi janë në kundërshtim me Uranin ndaj këtu është pika nevralgjike ku mund të prishin disa gjëra. Hëna e re në datën 13 mund të bëhet shkas që ngjarje jo shumë të këndshme t’iu hapin rrugë për të bërë gjëra të reja dhe më të mira në jetën e tyre. Afërdita në Peshore do iu japë lumturi, me kontakte jashtë vendit për punë dhe jetë personale.

5.Gaforrja

Do marrin përmirësim në gjërat e tyre me hënën e re në datën 13. Sado që përplasen shumë gjëra, do luftojnë për atë që duan, që i bëjnë të ndihen të sigurta ose do luftojnë për një njeri të dashur. Do rrezikojnë nga data 11-13 të gjitha këto por besoj se do arrijnë t’ia dalin dhe të stimulohen bukur. Fundi i muajit nuk është i mirë për punën në përgjithësi.

4.Peshqit

Me iluzionet e shpresat, ëndërrimet e tyre mund të prishin punë tek njerëzit që e kapërcejnë këtë masë. Data 4 është shumë e vështirë sepse iu jep shumë idealizëm shumë njerëzve sidomos shenjave të ndryshueshme: Peshqit, Virgjëresha, Binjakët, Shigjetari dhe aty i rrëzon këto idealizma. Janë disa ditë stacion që njerëzit do kuptojnë se duke qenë ëndërrimtarë nuk i dilet ose duke shpresuar shumë pa qenë pak pragmatistë. Mesi i muajit, 11-13 është i mirë për udhëtime, por një ndryshim nuk del shumë i mirë për Peshqit.

3.Shigjetari

Do kalojnë shumë planetë në Shigjetar. Në datën 7 hyn Mërkuri, planeti i komunikimit, Afërdita, dielli por do përballen me Neptunin. Fundi i muajit pas datës 23 e vendos në një situatë mjaft të vështirë, zhgënjyese ku do e kalojë në datën 15 kur Mërkuri të bëjë një lidhje të bukur me Afërditën dhe nëse e kalojnë, marrin vendime të mira, janë të sigurt përballë zhgënjimeve e mashtrimeve që mund të ndodhin, do arrijnë të mbijetojnë. Kujdes me shëndetin në datat 11-13.

2.Akrepi

Është muaji i Akrepëve, por dielli përballet me Jupiterin në datën 3, më pas me Uranin në datën 11-13 dhe ka shumë gjëra për të ndodhur, që ziejnë, të fshehta, madje data 7 zbulon të fshehta ose ka njerëz që duan të merren me rrugë të nëndhenshme që mund të mos i përkasin Akrepëve, por ndikojnë në këtë pozicion. Marrëdhëniet e fshehta erotike do marrin e do japin këtë muaj dhe një ditë shumë e bukur takimesh mund të jetë data 15 sepse Afërdita në Peshore sjell stil, sharm, dëshirë për të qenë me të tjerët, komunikimi bëhet më i këndshëm por Akrepët duhet ta mbajnë në zemrat e tyre ndoshta akoma të fshehtë duke pritur të futet Afërdita në shenjën e tyre.

1.Peshorja

Kanë kaluar një muaj Tetori shumë të vështirë, dielli me Plutonin çfarë nuk u ndryshoi, u duk sikur u përmbys bota për to por rikthehet prapë. Afërdita në shenjën e tyre në datën 10 do t’i ëmbëlsojë së bashku me planetët që hyjnë në Shigjetar. Fillimi i muajit i vështirë, fundi i muajit për të gjithë e vështirë. Peshoret do gjejnë rrugën më të bukur të mundshme.

You may also like