“Mund të jetë dëmtuar tek krevati”- Zbardhet dëshmia e edukatores që dhunoi barbarisht 3-vjeçaren: E qëllova për vëmendje, sepse qante

by editor

Pas një jave, nga ngjarja, Policia shoqëroi ditën e sotme (07 Nëntor) edukatoren e kopshtit që dhunoi 3-vjeçaren e cila përfundoi me këmbë të thyer në spital.

Advertisements

Pas shoqërimit të saj, është zbardhur dhe dëshmia që Majlinda Dehima ka dhënë në Komisariat ndërsa thuhet se ka treguar se e ka kuptuar se vajza kishte dëmtuar këmbën dhe pretendon se mund të ketë qenë dëmtuar tek krevati, pasi ka thënë se aty ka hapësira.

Advertisements

Sipas gazetarit Igli Çelmeta, Dehima ka deklaruar se pasi vajza është zgjuar në orën 15.03 e ka parë duke qarë dhe ka konstatuar këmbën e enjtur.

Më tej, ajo shpjegon se për këtë situatë e ka vënë në dijeni Drejtoreshën e kopshtit.

Kur e kanë pyetur se përse e qëllonte, të miturën, siç shihej dhe në pamjet filmike të marra nga kamerat e sigurisë, ajo mësohet se ka thënë, se ka bërë që të kishte vëmendje sepse qante.

You may also like