Disa qindra përdorues të metadonit në Durrës, që po tentojnë të heqin varësinë nga përdorimi i lëndëve të forta narkotike, ankohen se prej gati një muaji ky medikament në qendrën spitalore mungon duke ndërprerë trajtimin që e benin prej vitesh.
Advertisements
Kjo situatë sipas tyre i ka detyruar të rikthehen sërish tek përdorimi i drograve, të cilën po e sigurojnë nëpërmjet vjedhjeve dhe presioneve ndaj familjarëve të tyre.
Advertisements
Sakaq, nga spitali rajonal i Durrësit nuk ka patur asnje reagim në lidhje me këtë pretendim të përdoruesve të metadonit, ndërsa nuk dihet se edhe për sa kohë do të zgjasë mungesa e këtij medikamenti kaq të domosdoshëm për këtë pjesë të shoqërisë.