“Na ka surprizuar”/ Miku i saj zbulon si është Egla Ceno jashtë formatit të BBV, Lala: Kur e pyeta përse do futesh, më tha do hyj për ta fituar

by editor

Të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë Stela Nikolla, Klinsi Lala dhe Ilir Dushkaj. Ata kanë diskutuar në lidhje me ngjarjet, dinamikat, debatet dhe situatat e banorëve brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Advertisements

Klinsi Lala, Drejtor i Qendrës së Artit në Elbasan një mik dhe bashkëpunëtor i Egla Cenos ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me aktoren jashtë formatit të BBV dhe jo vetëm…

Advertisements

Egla prej vitesh është bashkëpunëtorja jonë në punë, kolegia jonë edhe po dal në temë. Na ka surprizuar të gjithëve, është bërë faktor aty brenda.

Ai tregoi gjithashtu se para se Egla të bëhej pjesë e shtëpisë së BBV kur e ka pyetur se pse po bëhej pjesë e këtij formati, pra cili ishte qëllimi ajo është shprehur se dëshiron fitoren.

Kur erdhi dhe më konfirmoi se po shkoj drejt kësaj sfide kur e pyeta pse po futesh më tha me bindje të plotë dhe ma ka përsëritur shpeshherë “Po hy për ta fituar.”

Ndër të tjera Klinsi tregoi edhe se si është Egla në realitet pra jashtë formatit të BBV ku ne po e shohim aktualisht.

Egla është një person tepër i drejtpërdrejtë, një person i cili edhe në punët e përditshme të vendos pak “në siklet” sepse t’i thotë gjërat më troç se ç’duhet, del pak nga ato kornizat e zyrave. Është shumë e vendosur, strikte shumë gjerman i them unë.

You may also like