Një jetë e re do të nisë për familjen e Donikës në një shtëpi të ngrohtë e të mbushur me dashuri dhe shpresë.
Advertisements
Prej 5 vitesh po lufton me tumorin, ka kryer 5 operacione dhe së fundmi mjekët të kanë thënë që veshkat po humbasin funksionin e tyre.
Advertisements
Ajo kërkoi në “Për Shqiptarët” një shtëpi për fëmijët e saj.
Historinë e trishtë të familjes e tregon vajza, Kejsi përmes një letre drejtuar babait, i cili ndërroi jetë nga një tumor në mëlçi.
I dashur babi,
Që ditën që kam lindur, e kam ndjerë aromën tënde, e kam ndjerë zërin tënd teksa më thoje: “E vogla ime, të dua shumë. Je gëzimi ynë”.
Ti ishe aty për mua kur kam thënë fjalët e para, kur hodha hapat e parë dhe çdo natë para gjumit më lexoje përralla. Pas dy vitesh erdhi dhe motra në jetë.
Kujtoj ditën e parë kur shkova në shkollë dhe ti më shoqërove dhe më urove shumë suksese. Vitet kaluan dhe ne u rritëm me shumë halle e vuajtje.
Kishim dëshirë që gjërat të ndryshonin për mirë, por jo o Babi, jeta erdhi akoma dhe më vështirë. Mami u sëmur se punonte shumë për neve.
Ti e di se na u përmbys bota kur morëm vesh që mami kishte sëmundje të keqe. Qanim dhe luteshim pafund për të.
Por një bombë akoma më e madhe erdhi tek ne, kur mësuam që ti babi kishe tumor dhe sëmundja jote nuk kishte shërim.
E përjetova edhe më keq këtë lajm sepse një herë zemra ime u copëtua nga sëmundja e mamit, edhe tani edhe me ty o Ba.
Sa herë vija në spital, të qëndroja afër, por ti qaje. E ndieje qe nuk do mundje të na shikoje mua e motrën të rriteshim.
Më përqafoje dhe më thoje që: ti dhe Jori jeni ilaçi im më i mire. Më jepje forcë dhe më kishe premtuar që do shëroheshe, por ti nuk e mbajte këtë premtim.
Pas shumë përpjekjesh u munduam të të shëronim, por jo! Për 4 javë ti luftove me sëmundjen e mallkuar por nuk ia dole dot.
Ti s’ia dole dot kësaj lufte dhe atë ditë të zezë, 18 shtator 2024, s’do ta harroj kurrë, të humbëm ty o Ba përgjithmonë.
Babi na ke lënë një dhimbje të madhe në shpirt. Lotët për ty s’do të pushojnë asnjëherë.
Mes emocionesh, shuma është mbledhur për familjen e Donikës dhe ata do të bëhen me një shtëpi të re.