“Na shpëtoi prapë k*rva”/ Si dështoi plani i Suel Çelës për të vrarë Ardjan Çapjan: Shpirt mace paska pas

by editor

Detaje të reja zbulohen në lidhje me zbërthimin e grupit “Çela” nga SPAK dhe Europol, grup i drejtuar nga Suel Çela në Elbasan. Në një episod në përgjime del planifikimi për të ekzekutuar kundërshtarin e Çelës, Ardjan Çapjan, atentat i ndodhur në qershor të 2020, ku ai u qëllua me snajper, por arriti që të mbijetonte. Sipas dosjes, plani për vrasjen e tij ishte bërë prej shumë kohësh dhe mbahej nën vëzhgim, pasi sipas anëtarëve të grupit të Çelës, Çapja nuk dilte nga banese, por dilte vetëm pak minuta në oborr.

Advertisements

Pasi është mbajtur nën vëzhgim nga një distancë me shtëpinë, spnajperisti ka arritur që ta qëllojë në një moment që ka dalë në ambientet e jashtme të banesës, duke e lënë të plagosur. Pas gjuajtjes, anëtarët e grupit kanë komunikuar me njëri-tjetrin duke thënë ndër të tjera se “nuk e dinë nëse ka vdekur, por e kanë qëlluar”.

Advertisements

Suel Çela në komunikim me një nga anëtarët e grupit të tij mes të tjerash i thotë “shpëtoi prapë k*rva”, duke lënë të kuptohet se ndaj tij kanë organizuar edhe më parë atentate. Vëllai i tij, Mario Çela po ashtu në komunikimet pas ngjarjes me anëtarët e tjerë të grupit, mes të tjerash shprehet se “Shpirt mace k*rva”, duke iu referuar Çapjas, i cili arriti që t’i mbijetonte atentatit.

You may also like