“Naim Murseli e mbajti për krahu Liridona Ademajn që mos t’i shmangej plumbit”

Prokuroria e Kosoves e akuzon Naim Murselin se ka mbajtur per krahu ish gruan e tij Liridona Ademaj me qellim per ta penguar largimin e saj nga automjeti ne momentin e perballjes me vrasesin.

Advertisements

Sipas prokurorise, mbajtja per krahu prej bashkeshortit, e ka penguar Liridonen qe ti shmangej plumbit nderkohe qe i shoqi ka dale me pas nga automjeti bashke me femijet dhe eshte larguar teksa inskenonte ngjarjen si nje grabitje.

Advertisements

‘E kishte mbajtur për krahu në mënyrë që të mos iu shmangte plumbit’, kështu e përshkruan ngjarjen prokurorja e rastit të vrasjes së Liridona Ademajt, deri sa tregon veprimet e Naim Murselit ish bashkëshortit të viktimës, në natën kritike kur u krye krimi në një fshat të Prishtinës.

Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla e Tom Dodaj, janë katër persona që tashmë po akuzohen nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, nën dyshimin për organizimin dhe vrasjen e Liridona Ademajt, ngjarje që u regjistrua më 29.11.2023 në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

KALLXO.com ka arritur që të siguroj aktakuzën e plotë të ngritur nga Prokurorja Javorka Prlinçeviq. Kjo e fundit madje në një konferencë që u thirrë nga kryeprokurori Zejnullah Gashi, tha se vonesa e aktakuzës është si shkak i disa dokumenteve dhe kërkesave që ka kërkuar nga Suedia për të zbardhur motivin që qëndroi mbrapa vrasjes.

Prokurorja e rastit ka përshkruar se Naim Murseli planifikoi vrasjen e bashkëshortes së tij për shkak të raporteve të çrregulluara familjare dhe martesore. Prej këtyre problemeve siç përshkruhet edhe në aktakuzë, kishte lindur edhe dëshira për hakmarrje nga ana e Naim Murselit ndaj bashkëshortes së tij.Gjithmonë sipas aktakuzës, pas datës 25.06.2022 kur ishte paguar një polisë e sigurimit jetësor në emër të Liridona Ademajt në vlerë prej 3 milionë kruna suedeze me qëllim që pas vrasjes, Murseli të përfitoj dobi financiare.

Këtë plan dosja përshkruan se Naim Murseli e ndau me djalin e tezës së tij Kushtrim Kokallën dhe se ky i fundit kishte refuzuar që të kryej vrasjen por tutje ka gjetur personin e tretë, Granit Plavën me të cilin e ka njoftuar Naim Murselin.

Gjithmonë sipas dosjes, më 29.11.2023 në orët e mesditës, Naim Murseli bashkë me Granit Plavën blejnë një armë të tipit ‘Zastava” me ngjyrë të zezë nga Tom Dodaj në vlerë 280 euro.

E në të njëjtën ditë, dosja shpjegon se në intervalin kohor 20:11-20:18 minuta, në vendin me të cilin paraprakisht ishtë dakorduar Naim Murseli me Granit Plavën, plan të dakorduar të cilin e kanë inskenuar që të duket si grabitje e armatosur është kryer edhe vrasja.

Në dosje shkruhet se, Naim Murseli fillimisht e kishte lajmëruar me drita të veturës Granit Plavën, më pas e kisha kapur për dore Liridona Ademajn që të mos i shpëtoj plumbit pasi u shkrep nga Plava, e që tutje Naimi ka dalë nga vetura me fëmijët dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Me të gjitha këto veprime që ka kryer Naim Murseli, prokuroria e ka ngarkuar atë me veprën penale të ‘vrasjes së rëndë’.

I pandehuri i dytë, është Granit Plava i cili sipas prokurorisë në ditën kritike në intervalin kohor 20:11-20:18 minuta në fshatin Bërnicë, pas marrëveshjes paraprake që kishte bërë me Naim Muselin, dosja përshkruan se kreu vrasjen në formë të maskuar, kishte shtënë në drejtim të viktimës e cila për pasojë edhe ka vdekur. E për të gjithë këtë rast, Plava do të kompensohej me një shumë prej 30 mijë eurove.

Sipas dosjes së prokurorisë Plava ishte afruar drejtpërdrejt me viktimën dhe të njëjtën e ka qëlluar me armë deri sa krahun viktimës po ia mbante ish-bashkëshorti i saj që të mos i shmangej plumbit.

Arma që ishte përdorur na rast ishte gjetur në shtëpinë e të akuzuarit tashmë Granit Plava në fshatin Cermjan në Gjakovë. Sekuestrimi i armës u bë pas bastisjes që u krye në shtëpinë e të dyshuarit.

Plava nga prokuroria ngarkohet me veprat penale vrasje e rëndë dhe posedim i armës pa leje.

I akuzuari i tretë është Kushtrim Kokalla, djali i tezës së Naim Murselit. Dosja tregon se Kokalla kishte refuzuar të kryente vrasjen por që më pas kishte gjetur Granit Plavën dhe i kishte prezantuar Naim Murselit.

Edhe Kokalla ngarkohet me veprën penale të vrasjes së rëndë. E i pandehuri i katërt në këtë rast është Tom Dodaj. Ai po ngarkohet për furnizim me armë të tre të dyshuarve të parë që planifikuan dhe kryen vrasjen.

“Më vodhën fëmijërinë”, Bernardi rrëfen linjën e jetës: Komshiu abuzoi seksualisht me mua