“Natën i ndërsente kundër SKAP-it, ditën sulmonte Etjen Xhafajn”, Berisha del nga SPAK: Edi Rama është “redaktori” që…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar sulmet e tij ndaj kryeministrit Edi Rama pas daljes nga ambientet e SPAK.

Advertisements

Në një deklaratë për mediat, Berisha e akuzoi Ramën si “redaktorin” që, sipas tij, ka manipuluar dhe drejtuar zhvillimet e fundit politike dhe qëndrimet ndaj drejtësisë të PS-së.

Advertisements

“Redaktori që u fsheh ishte Edi Rama. Natën i ndërsente kundër SKAP-it, ditën sulmonte Etjen Xhafajn se guxoi të sulmonte SKAP-in. Të gjitha statuset e para janë të redaktuara nga ai,” deklaroi Berisha.

Duke vijuar me ironinë, ai tha se kryeministri ishte i zënë duke pikturuar “mustaqet e Kujtim Gjuzit” dhe se çdo mëngjes fillon me këtë aktivitet, ndërsa sipas tij, Rama duhet të ishte në burg.