Natën kur piu helmin bënë sherr”, djali “fundos” babanë: I thoshte “do të bëj të vrasësh veten”

by editor

Zbardhen dëshmitë tronditëse të dy fëmijëve të mëdhenj të Xhemal dhe Bedrie Lokës, ku kjo e fundit në gjendje të rënduar psikologjike i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë. Në dosjen hetimore jepet dëshmia e djalit dhe e vajzës.

Advertisements

Djali i çiftit tha se babai i tij teksa ishte në Greqi një vit më parë e ka kërcënuar nënën duke i thënë se; do ta bënte që të vriste veten.

Ndërmjet bashkëshortëve Loka konfirmohet edhe nga deklarimet e fëmijëve të tyre. Në deklarimet e tij të datës 05.01.2024, djali i çiftit Loka pohoi se natën që nëna e tij tentoi vetëvrasjes mes prindërve ka pasur debate të forta. “Mami dhe babi gjithmonë kanë pasur debate me njëri tjetrin e nuk i kanë pasur mirë marrëdhëniet. Gjithmonë debatonin.

Advertisements

Madje dhe një ditë para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm, ata bënë një debat të fortë me mamin … se nuk e lejonte mamin të shkonte të shtëpia e gjyshes dhe filloi duke e sharë dhe ofenduar. Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19 pak a shumë, deri në orën 23:00.

Babi kur ka qenë në Greqi, gati një vit më parë, ka marrë në celular mamin dhe i ka thënë që; unë ty do të bëj të vrasësh veten, mbaje mend”, duke theksuar “shkaku i këtij veprimi ka qenë se mami ka qenë shumë herë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babi im … mami ka pasur konflikte të herë pas hershme me babain.”.

You may also like