“Ndaç inçizojeni e ndaç çojeni në komisariat”/ E shantazhonte ‘Live’, zbulohet si Altin Çoku kërcënonte me jetë tiktok-erin e famshëm në rrjete sociale (Video)

by editor

Personazhi i Tik Tok, Altin Çoku, i arrestuar se shtyu drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren Sibela Abedini, pasi e kërcënonte e shantazhonte me një foto intime, është emër i njohur për këto lloj krimesh.

Advertisements

Pak kohë më parë, Çoku kërcënonte me jetë e shantazhonte një tjetër personazh të njohur të rrjeteve sociale, Kozak Braçin.

Advertisements

Në videot e siguruara, duket qartë se Çoku nuk e vriste mendjen as po Policinë, teksa kërcënonte live Kozakun se do e çonte pranë motrës së tij, për të cilën Çoku pretendonte se kishte vdekur.

“Ndaç bëni meme, ndaç incizojeni, ndaç çojeni në komisariat, bëni çfarë të doni. Për shpirt të motrës, pa të çuar te motra ime nuk kam për të lënë. A sot, a nesër, a pasnesër, nuk e di. Por pa të çuar te motra ime pa të lënë nuk kam”, tha Çoku.

Ndërkohë në një tjetër video, Çoku kërcënonte Kozakun se do i çonte tritolin me dron në ballkonin e shtëpisë.

Nga ana tjetër, nga ana e Policisë nuk është marrë asnjë masë ndaj këtyre personazheve që kërcënojnë dhe përhapin gjuhë urrejtjeje live.

You may also like