John Amos, futbollisti amerikan i kthyer në aktor, i cili u vlerësua për rolet e tij në serialin televiziv të viteve 1970 “Good Times” si dhe në mini-serialin “Roots”, vdiq më 21 gusht në Los Anxhelos në moshën 84-vjeçare, tha djali i tij Kelly Christopher Amos.
Advertisements
Vdekja e Amos, ishte për shkaqe natyrore sipas një njoftimi për shtyp, ndërsa nuk u bë e ditur deri të martën.
Advertisements
“Me trishtim të thellë ndaj me ju se babai im ka kaluar në amëshim”, tha djali i tij në një deklaratë.
“Ai ishte një njeri me zemrën më të mirë, me zemëëartë dhe i dashur në mbarë botën,” shtoi ai.
Advertisements
Amos luajti babanë, James Evans, për 61 episode të serialit “Good Times” në mesin e viteve 1970 dhe gjithashtu Kunta Kinte në mini-serialin televiziv “Roots”, bazuar në romanin e vitit 1976 për skllavërinë nga Alex Haley. Ai gjithashtu luajti meteorologun e TV Gordy Hoëard në “The Mary Tyler Moore Show” në të njëjtën dekadë.
Amos gjithashtu pati një karrierë të shkurtër futbolli profesionist në vitet 1960.
Gjatë xhirimeve të “Good Times”, Amos shpesh mbrojti për një përfaqësim më autentik të familjes së zezë amerikane, duke kritikuar shkrimtarët e serialit për prirjen ndaj stereotipeve racore.