Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vrasjen e biznesmenit të ndërtimit, Eduart Reçi, dikur ish punonjës i SHISH, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz mbrëmjen e së mërkurës.
Advertisements
Berisha u shpreh se Eduart Reçi, për të cilin tha se ishte një ish-punonjës i përgjegjshëm Shërbimit Informativ, nuk figuronte në asnjë lloj implikimi e problematike.
Advertisements
Por, kryedemokrati shtoi se ekzekutimi i biznesmenit “si çdo vrasje tjetër mbetet pa autor dhe pa zbuluar”.
“Dënoj vrasjen e biznesmenit Reçi. Ish-punonjësi, ish-oficeri i përgjegjshëm i SHISH, për të cilin nuk figuron asnjë lloj implikim e problematike, një vrasje mafioze e shtetit mafioz dhe si çdo vrasje tjetër mbetet pa autor dhe pa zbuluar”, tha Sali Berisha.
Advertisements
Biznesmeni i ndërtimit, 52-vjeçari Eduart Reçi, u vra në rrethana misterioze në sheshpushimin e pallatit të tij, pranë Fakultetit të Ekonomikut.
Ai u qëllua me një plumb të vetëm në kokë mbrëmjen e së mërkurës (13 Nëntor), rreth orës 23:00, dhe u dërgua në spitalin e Traumës, ku edhe humbi jetën.