Këngëtarja Shkurte Fejza ka shprehur indinjatën e saj lidhur me veprimin e Federatës së Futbollit të Shqipërisë, të cilët nuk po e transmetojnë më këngën ‘Mora Fjalë’ në stadiumin ‘Air Albania’ ku luan ndeshjet kombëtarja shqiptare.
Advertisements
Gjatë një diskutimi në emisionin Sports Show, në Klan Kosova, është përmendur Andi Verçani, i cili ishte pjesë e departamentit të komunikimit në FSHF.
Advertisements
Fejza tha se ky i fundit mund të jetë shkarkuar pasi e ftoi atë që të interpretonte këtë këngë në stadium.
“Ndoshta edhe pse bash më ka thirrë mua, e kanë shkarku, mund të jetë kjo arsyeja”, tha Shkurte Fejza.
Fejza në ‘Klan Kosova’ tha se kishte bindjen se e kishin personale me të dhe me popullin e Kosovës.
“Me të thënë të drejtën unë këto ditë e kam kuptu nga mediat dhe e kam ndje veten shumë keq. Ndoshta me thanë si çdo dashamir i kësaj kange, por edhe si çdo atdhetar i ndershëm i këtij kombi të martirizum, kjo mu ka dok shumë trishtuese, të ndalohet një këngë që e lartëson luftën dhe sakrificën e një populli.
Më kanë thirrë më 12 tetorit. Ata më ftuan dhe unë shkova, mirëpo nuk e kam taku askënd as atëherë. As faleminderit, as mirëserdhe askënd. E keqja është që prej asaj dite po më duket edhe ka fillu një luftë e papame ndaj këngës ‘Mora Fjalë’. Asnjë sekuencë nuk gjendet në faqet e federatës. Edhe pse nuk u niva mirë, nuk i kam analizu shumë dhe si duket ajo atmosfera më ka bë me i anashkalu. Tash që po e shoh, edhe nëpër studio televizive flisnin kundër këngës…
Kjo më ka irritu edhe federata, investimi i tyre për disa kangë me këngëtarë të tjerë veç me zëvendësu këngën ‘Mora Fjalë’.
Nuk di çka me thanë. Për mu është shumë dëshpruese. Une nuk e di çka, thojsha a e kanë me mu, a e kanë me kangën, a e kanë me gjithë Kosovën? Nuk merrsha vesh çka po ndodh. Ka qenë një injorim”, ka deklaruar Fejza.