Një ngjarje e rënë ka ndodhur në Korçë, ku një 40-vjeçar është plagosur me thikë nga i ati.
Advertisements
Mësohet se i plagosuri me iniciale Gj. P., kishte ndërhyrë për të shpëtuar nënën e tij nga duart e të atit, i cili po e dhunonte, por ky i fundit e ka goditur me thikë në dorë.
Advertisements
40-vjeçari u dërgua në spital ndërsa babai i tij me iniciale N.P., u shoqërua në komisariat.
Njoftimi i poicisë:
Advertisements
Korçë/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 10, Korçë, në banesë, shtetasi N. P., gjatë një konflikti dyshohet se ka dëmtuar në dorë me mjet prerës (thikë), djalin e tij shtetasin Gj. P., rreth 40 vjeç, i cili ndodhet për mjekim në spital.
Autori i dyshuar ndodhet i shoqëruar në komisariat, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.