Një gazetë italiane ka shkruar ditën e sotme se balerini i njohur me origjinë shqiptare, Kledi Kadiu, ka ndërruar jetë. Në fakt ky është një lajm i rremë pasi vetë balerini ka reaguar përmes një postimi në “Instastory”.
Advertisements
“Lamtumirë Kledi Kadiu, balerini i Amicit largohet shumë shpejt: iku! Ata u përpoqën të bënin çdo gjë”, është titulli që një media në Itali i ka vendosur artikullit të vet.
Advertisements
Teksa Kadiu ka publikuar këtë në “Instastory”, krahas shkruan:
“Më tregoni se kur do të bëhet funerali, kështu që të kaloj për të bërë një përshëndetje të fundit”.
Ndërkohë kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që mediat në Itali e kanë bërë të vdekur balerinin e njohur. Në maj të vitit 2023 qarkulluan në rrjet lajmet se ai kishte ndërruar jetë.
Në atë kohë, Kadiu bëri një reagim të ashpër ku thoshte ‘se çdo gjë ishte bërë për disa klikime’ dhe se ‘kjo gjë është e trishtë’.