Ndërron jetë në moshën 69-vjeçare nëna e Eminem

by editor

Debbie Nelson, nëna e reperit Eminem, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ajo ndërroi jetë më 2 dhjetor pas një beteje të gjatë me kancerin e mushkërive.

Advertisements

Lajmi për sëmundjen e saj ishte bërë publik për herë të parë në shtator të këtij viti. Eminem, i cili tani është 52 vjeç, ka pasur një marrëdhënie të komplikuar me nënën e tij gjatë gjithë jetës.

Advertisements

Megjithatë, kur ai mori çmimin e yllit në Hall of Fame, Debbie e përshëndeti atë publikisht. Marshall, nuk mund ta lejoj të kalojë kjo ditë pa të uruar për yllin në Hall of Fame… Të dua shumë.

E dija se do të arrije atje. Ka qenë një udhëtim i gjatë– shtoi ajo, duke shprehur krenarinë për arritjet e djalit të saj. Në vitin 2019, babai i Eminem, Marshall Bruce Mathers Jr, vdiq në moshën 67-vjeçare.

You may also like