Ndërron jetë në QSUT një i dënuari me burg, dyshohet se… (Emri)

Një i dënuar ka ndërruar jetë pranë ambienteve të spitalit “Nënë Tereza”, QSUT në Tiranë.

Advertisements

Sipas njoftimit të Spitalit, shtetasi Namik Paja, lindur më 5 janar 1951, ishte dënuar për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

Advertisements

Njoftimi:

Sot, më datë 9 dhjetor 2024, në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ka ndërruar jetë shtetasi Namik Paja, lindur më 5 janar 1951, banues në Berat. Ky shtetas ishte i dënuar me vendim gjykate për masën “shtrim i përkohshëm” për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” (neni 236/2 i Kodit Penal).

Paja vuante nga disa probleme serioze shëndetësore, përfshirë:

– Çrregullim Bipolar Tip 1

– Insufiçiencë kardiake dhe Sindrom Iskemik i Zemrës

– Hipertension arterial (stad II-III)

– Çrregullime psikotike

– Hernje umbilikale e diagnostikuar më herët.

Gjatë qëndrimit të tij në institucion, shtetasi Paja është shtruar tri herë në Qendrën Shëndetësore të Burgut dhe është trajtuar me mjekimin e duhur për gjendjen e tij shëndetësore.

Ngjarja është raportuar menjëherë tek organet kompetente, përfshirë Prokurorinë, SHKBB dhe Policinë e Shtetit, të cilat po kryejnë veprimet procedurale në përputhje me ligjin.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ngushëllon familjen për hunbjen e njeriut të tyre.