Ndërron jetë nëna e dy Heronjve të Kosovës, Mujë e Ali Krasniqi

Shehide Selimi-Krasniqi, nëna e dy Heronjve të Kosovës, Mujë dhe Ali Krasniqit ka ndërruar jetë këtë të shtunë. Lajmin e trishtë për vdekjen e saj e kanë dhënë familjarët dhe tashmë kanë nisur dhe reagimet e para për nënën që lindi e rriti dy bijë që ranë dëshmorë për Kosovën.

Advertisements

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka ndarë një fotografi me Shehide Selimi-Krasniqin dhe konfirmon ikjen e saj nga kjo botë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, shkruan ai, ndërsa shton “qoftë e përjetshme lavdia e bijëve të saj heronjë!”
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës Shehide, nënë që lindi dhe rriti dy heronjë të kombit Mujë e Ali Krasniqi. Sakrifica e saj dhe e bijëve të saj është shembull i madhështisë dhe dashurisë për atdheun.Kujtimi i saj dhe i bijëve të saj do të mbetet i përjetshëm në zemrat tona. Ngushëllime të sinqerta familjeve Selimi dhe Krasniqi, dhe të gjithë atyre që e njohën. Qoftë i lehtë dheu i Kosovës për të, dhe qoftë e përjetshme lavdia e bijëve të saj heronjë”, shkruan ish-kryeministri Ramush Haradinaj

Advertisements