Ndikimi negativ i internetit, si po rëndohen problemet e shëndetit mendor tek shumë persona në Shqipëri

Ka lidhje të fortë mes përmbajtjeve negative në rrjet dhe krizës së shëndetit mendor në shoqëri. Sipas studimit të drejtuar nga University College London njerëzit me shëndet të dobët mendor kanë tendencë të tërhiqen më shumë nga përmbajtjet negative në rrjete sociale dhe kjo përkeqëson simptomat e tyre.

Advertisements

Psikologja klinike, Adelina Pjetra thotë: “Është mesë e vërtetë që përmbajtja e rrjeteve sociale po helmon trurin tonë. Anonimati u jep mundësi hater-save që të nxjerrin vrerin në internet. Ndërkohë që ka një të dhëna që provojnë se njerëzit që shkruajnë negativisht në rrjetet sociale janë të mbytur vetë nga problemet dhe në pamundësi për t’ju dhënë zgjidhje tërhiqen pas një adrese false dhe shajnë e shfryjnë kundër të tjerëve”.

Advertisements

Drejtuesit e studimit të publikuar në revistën “Nature Human Behaviour”, thonë se po punohet dhe për mjetet e luftimit të problemit. Në mënyrë të ngjashme me etiketat në ushqime, programi i tyre sinjalizon “tipin e përmbajtjes” së faqeve të internetit, që përdoruesit të llogarisin pasojat e informacionit.