Policia rrugore e Tiranës ka gjobitur dhe i ka pezulluar drejtuesit të një mejti, i cili është kapur duke kryere shkelje të kodit të qarkullimit rrugor.
Advertisements
Uniformat blu bëjnë me dije se shoferi ndiqte një autoambulancë nga pas për t’i shpëtuar trafikut të rënduar në rrugën interurbane Durrës-Tiranë.
Advertisements
Njoftimi Policisë
Tiranë
Advertisements
Ndiqte ambulancën e cila ishte në shërbim emergjence, procedohet me masë administrative dhe pezullim të lejes së drejtimit, drejtuesi i automjetit.
Policia Rrugore e Tiranës në vijim të kontrolleve të ushtruara për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, ka konstatuar dhe ndaluar një automjet që ndiqte ambulancën e cila ishte në shërbim emergjence.
Ndaj drejtuesit të automjetit u vendos masa administrative 40000 lekë të rinj.
Policia Rrugore e Tiranës apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe veçanërisht për të mos ndjekur nga afër dhe shfrytëzuar progresionin e lëvizjes së mjeteve të emergjencave, me sisteme zanore dhe pamore ndezur./albeu.com/