Ndodh edhe kështu/ ChatGPT i zbuloi ‘tradhëtinë’ pas leximit të filxhanit, gruaja kërkon divorcin nga burri

Kërkesa e parë e divorcit bazuar në një përgjigje të dhënë nga Inteligjenca Artificiale, nëpërmjet ChatGPT ,ka ndodhur në Greqi.

Advertisements

Konkretisht, një grua vendosi të bënte kërkesë divorci nga bashkëshorti i saj pas 12 vitesh martesë, me të cilin ka dy fëmijë, sepse i kërkoi ChatGPT t’i lexonte për kafen, ku ‘zbuloi’ se ai po e tradhtonte.

Advertisements

Me përgjigjen e aplikacionit të AI në dorë, gruaja e përzuri burrin nga shtëpia dhe bëri kërkesë për divorc, me atë që ende përpiqej të kuptonte saktësisht se çfarë kishte ndodhur, shkruan Protothema.gr.

“Gruaja ime prej 12 vitesh merret herë pas here me ‘trende’ të ndryshme. Muajt ​​e fundit, si pjesë e një trendi viral, ajo bëri dy kafe greke dhe më tha se “për të qeshur” pasi i pimë, duhet t’i bëjmë një foto filxhaneve dhe të pyesim chatGPT të na tregojë filxhanin.

Në kafenenë e saj, konkluzioni i “shkencës” ishte se po e tradhtoja me një grua të re”-është shprehur burri.