Çudirat në këtë fushatë elektorale nuk janë vetëm fjalimet absurde e një pjesë të kandidatëve për deputet, por edhe veprimet e tyre.
Advertisements
Dhe akti më absurd i fundit na vjen nga qyteti i Elbasanit, më konkretisht nga nënkryetarja e Bashkisë së këtij qyteti, Aulona Bylykbashi, e cila ka marrë besimin e Edi Ramës për të garuar për deputete në zgjedhjet e 11 majit.
Advertisements
E duket se këtë garë, Aulona Bylykbashi e ka marrë aq sa seriozisht sa “heq qafe” çfarëdo që i prish imazhin elektoral, e aq më tepër kur bëhet fjalë për pemë.
Siç duket në krahasimin mes dy fotove të mëposhtme, nga i njëjti vend, kandidatja për deputet e Edi Ramës ka vendosur të presë pemën për shkakun “madhor” se i mbulonte postin gjigand të fushatës elektorale të vendosur në qendër të qytetit.
Nënkryetarja e Bashkisë ka urdhëruar që pema të krastitet deri në atë masë sa të mos cënojë asnjë cep të posterit të saj.