Ndodh edhe kjo! Qytetari harron çantën me 27 mijë euro tek TEG-u, i kthehet sërish (Video)

Një qytetar kishte harruar një çantë supi me 27 mijë euro brenda, tek qendra tregtare TEG.

Advertisements

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, çanta ka qenë e varur në një karrocë supermarketi, teksa ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00.

Advertisements

Policia e Tiranës raporton se “Security” i qendrës tregtare në bashkëpunim me uniformat blu, pas verifikimeve kanë gjetur pronarin e çantës dhe ia kanë dorëzuar.