Ndodh mrekullia, 36-vjeçarja e lindur me gjysmë zemre bëhet nënë e binjakëve

by editor

E lindur 36 vite më parë pa një barkushe në zemër, tani është bërë nënë e binjakëve.

Advertisements

Ky është një nga 4 rastet e rralla në botë dhe i pari në Itali. Ngjarja e jashtëzakonshme ndodhi në Romë, falë vendosmërisë së të resë dhe punës së përbashkët të specialistëve të Spitalit Pediatrik Bambino Gesu, të cilët e kanë ndihmuar që në fëmijëri për shkak të sëmundjes së rëndë kongjenitale të zemrës dhe Spitalit Universitar Gemelli, ku u krye operacioni cezarian.

Advertisements

Nëna dhe binjakët gëzojnë shëndet të plotë.

“E dija që rrezikoja shumë me një gjysmë zemër, por doja të bëhesha nënë. Lindja e binjakëve ishte një emocion i papërshkrueshëm.”

Lindja e binjakëve, të dy me peshë 1.4 kg, u bë me prerje cezariane në Poliklinikën Gemelli në javën e 34-të të shtatzënisë, pak ditë përpara datës së pritshme të lindjes.

Pas vetëm dhjetë ditësh shtrimi në spital, sipas Spitalit Bambino Gesu, nëna dhe fëmijët mundën të ktheheshin në shtëpi. Nëna e binjakëve ka lindur me një zemër që i mungon barkushja e djathtë, pjesa e muskujve të zemrës që shtyn gjakun drejt mushkërive për oksigjenim.

Është një sëmundje komplekse kongjenitale e zemrës që kërkon një sërë ndërhyrjesh korrigjuese, brenda viteve të para të jetës.

Në këtë rast specifik, pacientja iu nënshtrua një operacioni të vetëm në moshën 4-vjeçare për të ndërtuar një sistem qarkullimi alternativ, të quajtur Fontan, i cili sjell gjak nga vena direkt në mushkëri, pa kaluar nëpër zemër.

Qarkullimi i mbështetur nga një barkushe e vetme kërkon terapi dhe kontrolle të rrepta gjatë gjithë jetës; në 5% të rasteve arrihet transplanti.

You may also like