Ndodh në Shqipëri: Banorët e fshatit mbledhin para dhe i ndërtojnë shtëpi nënës me 3 fëmijë jetimë, Bashkia i gjobit dhe i dërgon në Polici (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Trush të Bërdicës në Shkodrës, ku banorët e fshatit kanë përfunduar në Polici sepse kanë vendosur të ndihmojnë një nënë të ve me 3 fëmijë të mitur të ketë një strehë të sigurt. Madje, edhe janë gjobitur nga Bashkia Shkodër.

Advertisements

Një vit më parë tre fëmijët e mitur të moshës 8, 5 dhe 1 vjeç humbën babain e tyre pas një ataku kardiak dhe mbetën të vetëm me nënën, në kushte tmerrësisht të vështira jetese. Ata nuk kishin as një shtëpi të saktë për të qëndruar të sigurt.

Advertisements

Kështu, banorët e fshatit Trush të Bërdicës vendosën që të mbledhin para, të ndihmuar dhe nga këshilli i Xhamisë dhe nisën nga puna për ndërtimin e shtëpisë për familjen Alijahaj.

Siç shihet dhe nga pamjet, kur godina është ngritur në fazën e karabinasë, atje kanë zbarkuar inspektorët e Bashkisë së Shkodrës dhe kanë vendosur të gjobisin banorët për ndërtim të paligjshëm, si dhe kanë referuar materialet në Polici.

Punimet janë ndaluar sepse ligji nuk i lejon banorët të vazhdojnë më tej, për të ngritur një strehë të sigurtë për nënën dhe tre fëmijët e saj të mitur, të mbetur jetimë, ndaj ata kërkojnë që Bashkia e Shkodrës të tërhiqet nga gjoba dhe vendimi për të zgjidhur rastin me Polici.

Banorët që kontribuan në këtë vepër bamirësie për ndërtimin e shtëpisë në fshatin Trush të Bërdicës në Shkodër janë të vendosur që ta ndjekin këtë çështje deri në fund edhe përmes protestave deri në ndërtimin e plotë të shtëpisë për familjen Alijahaj me tre fëmijët e mitur.