Qindra turistë çdo ditë udhëtojnë me varkë nga diga e Liqenit të Komanit në drejtim të lumit të Shalës. Prej vitesh kjo zonë është një destinacion turistik i frekuentuar nga vizitorë vendas dhe të huaj. Rritja e fluksit të turistëve ka nxjerrë në pah dhe dokumentuar edhe një dukuri negative; ndotjen ekstreme të Liqenit të Komanit nga mbeturinat.
Advertisements
Një blogere italiane Alessia Rizzelli, e cila ka vizituar Shqipërinë muajin e fundit, ka postuar një video tronditëse në rrjetet sociale. Në pamjet e publikuara në rrjetin TikTok, shihen pamjet skandaloze nga liqeni i Komanit, ku mbizotërojnë mbeturinat.
Advertisements
Në video dëgjohet turistja e cila hedh poshtë edhe pretendimin se “ndotja është krijuar nga turistët e papërgjegjshëm”, duke shtuar se “mes mbeturinave shihet edhe një frigorifer”.
Ajo shton se “për të kaluar me varkë në këtë pjesë, duhet të fikësh motorin, ose ndryshe rrezikon ta prishësh”.
Advertisements
Liqeni i Komanit prej javësh të tëra është pushtuar nga mbeturinat. Muaji korrik nisi me një fluks të lartë turistësh, që frekuentojnë lumin e Shalës, liqeni i Komanit nga stacioni ku nisen tragetet në drejtim në Lumin e Shalës e deri në vendmbërritje, është i ndotur tërësisht. Mbeturina të shumta kanë pushtuar sipërfaqen e këtij liqeni, një nga perlat e alpeve shqiptare. Kudo ndodhen mbeturinat, sidomos ato plastike, ndërkohë që dhjetëra anije dhe tragete udhëtojnë në këtë lum drejt liqenit të Shalës.
Prej javësh problematika e ndotjes së Liqenit të Komanit është bërë shqetësim, por pavarësisht përpjekjeve për pastrimin, situata vijon të mbetet alarmante në kulmin e sezonit turistik.
Të mahnitur nga bukuria e vendit, por të zhgënjyer nga ndotja, shprehen vizitorët e këtij liqeni.
Edhe pse denoncimet nga media dhe turistët nuk mungojnë, për pastrimin e Liqenit të Komanit nuk është marrë asnjë masë.