Sara Hoxha ka qenë e ftuar në puntatën e 1 janarit në “Më lër të flas”, ku u ka dhënë përgjigje disa prej kurioziteteve rreth “Big Brother VIP 3”.
Advertisements
Përsa i përket moderimit, ajo konfirmoi se do t’i besohet Ledion Liços, ashtu siç është përfolur kohët e fundit.
Advertisements
Sara tha se numri i konkurrentëve do të jetë sa dyfishi i vitit të kaluar, ndërsa shtëpia është transformuar totalisht dhe është akoma më e madhe. Producentja zbuloi se ky sezon do të jetë një risi dhe do të ketë ndryshime të mëdha, të cilat në fillim nuk do të përkrahen lehtë nga publiku, ama sipas saj me kalimin e kohës do të pëlqehet nga audienca dhe do të jetë një sezon fenomenal.