Ndryshimi drastik i motit, sinoptikani zbulon çfarë pritet nga dita e martë …

Pas një fundjavë me reshje shiu dhe reshje bore, fillimi i javës sipas sinoptikanëve do të mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike.

Advertisements

“Pothuajse në të gjithë javën në territorin shqiptar parashikohet të jenë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime në orët e para të mëngjesit, ndërsa pasdite herë pas here sjellin kalime të lehta të vranësirave, vranësira të cilat bëhen disi më të dukshme në pjesën e dytë të javës. Gjatë pasdites vonë të ditës së enjte do të krijojë mundësira për momente të pakta me reshje të izoluara në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore, reshje të cilat do të jenë disi prezente gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së premte”, është shprehur fillimisht Hakil Osmani.

Advertisements

‘Një dimër të vogël’ e kanë konsideruar sinoptikanët këtë javë të dytë Prillit, ku dita e hënë është dhe dita më e ftohtë pasi temperaturat zbritën në -4 gradë Celsius. Por sipas parashikimeve, temperaturat e ajrit do të vinë duke u rritur gradualisht.

“Duke filluar nga dita e martë e në vijim do të kemi rritje graduale të temperaturave të ajrit, duke bërë që mimimunet ditën e nesërme të regjistrohen në -3 gradë Celcius, ndërsa maksimumet në vlerën 16 gradë Celcius. Do të vijojë rritja e temperaturave të ajrit dhe në ditët vijuese, po më e ndjeshme do të jetë duke filluar nga dita e enjte në ditën e premte, duke bërë që maksimumet të ngjiten shumë pranë vlerave 19 apo 20 gradë Celcius”, shpjegon sinoptikani Osmani.

Sipas meteorologëve, parametri i erës përgjatë kësaj jave nuk pritet të jetë shqetësues. Ndërsa fundjava do të jetë me diell.