Ndryshimi i orës/ Akrepat shkojnë 60 minuta para, ja çfarë do të thotë

Sot, në orët e para të së dielës (30 mars), ora u zhvendos një orë përpara, duke kaluar nga 02:00 në 03:00. Ky ndryshim shënon kalimin në kohën verore, e cila do të zgjasë deri në të dielën e fundit të tetorit, kur ora do të rikthehet një orë pas.

Advertisements

Ndryshimi i orës ka si synim shfrytëzimin maksimal të dritës së diellit dhe kursimin e energjisë elektrike. Megjithatë, kjo do të thotë se sot njerëzit humbën një orë gjumë

Advertisements

Ideja për ndërrimin e orës lindi në vitin 1907, kur anglezi William Willett propozoi sistemin e “kohës verore” për të shfrytëzuar më mirë dritën e mëngjesit. Plani i tij u implementua për herë të parë nga Gjermania më 30 prill 1916, dhe më pas u ndoq nga Britania.

Që nga viti 1981, ndryshimi i orës është standardizuar në të gjithë Evropën, duke u realizuar në të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të tetorit.

Pas ekuinoksit pranveror, dita fillon të zgjatet, duke arritur kulmin më 22 qershor, me 15 orë dritë dielli dhe 9 orë natë. Ky ndryshim ndikon në ritmin e përditshëm të njerëzve, por gjithashtu ndihmon në kursimin e energjisë.