Ka përfunduar rinumërimi i votave në bashkinë e Rrogozhinës, ku rezultati u kontestua nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
Advertisements
Pas numërimit të të gjitha kutive, rezultati mbetet i pandryshuar, me kandidatin e Partisë Socialiste fitues, por ndryshim ka pasur në diferencën mes kandidatëve.
Advertisements
Kandidati i PS, Edison Memolla ka marrë 5129 vota, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha ka marrë 5108 vota, duke ngushtuar diferencën nga 30 vota në 21 vota.
“Bashkë Fitojmë” kërkoi rinumërimin e votave duke pretenduar për parregullsi në numërim dhe po ashtu kërkoi që kutia e burgut të mos njihej.
Advertisements
Ndërkohë kujtojmë që po ashtu rinumërimi i votave në 3 qendra votimi në Elbasan, nuk solli asnjë gjë të re, ndërsa nesër pritet të rinumërohen votat edhe në Bashkinë e Belshit.