“Ndyrësirë, iu thua femrave ma mbaj…”/ ‘Nxehen gjakrat’ në ‘BBV3’, plas debat i ashpër mes Julit dhe Eglës: Ti më tregon mua edukatën me batuta p**nografike dhe…(Video)

by editor

Një debat i fortë ka ndodhur ditën e sotme mes Egla Cenos dhe Julian Dedës në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.

Me tone të larta, aktorja e ka ofenduar keq banorin, teksa i tha atij që është një ndyrësirë që përpiqet ta tregojë burrërinë me femra.

“Po ik ore se ke 20 vjet që s’kap punë me dorë. Të kanë nxjerrë nga teatri nga filmat dhe nga të gjitha”- iu kthye Juli, ndërsa Egla i tha atij që të vazhdoj që të ulë femrat duke iu kërkuar që t’ia mbajnë me dorë në banjë.

Egla: Ti je një ndyrësirë që tregon burrërinë femrat

Juli: Po ik o Egla se ti duhet të jesh një femër e mirëfilltë dhe jo që nxjerr nga goja pisllëqet nga më të ndryshmet

Advertisements

Juli: Se jeni bërë si të mira këtu dhe viktimizoheni dhe bëni si të mira dhe më tregoni mua edukatën këtu

Juli: Po ik ore se ke 20 vjet që s’kap punë me dorë. Të kanë nxjerrë nga teatri nga filmat dhe nga të gjitha.

Advertisements

Juli: Ke ardhur tek unë që të bësh audicione dhe të kam hedhë jashtë.

Egla: Te ti audicion unë, ke pa ëndërr more?

Juli: Po po thuaja njerëzve të vërtetën se e ardhur këtu të plotësosh mangësitë e tua që ke jashtë. Ti më bën mua batuta pornografike dhe perverse edhe do të më tregosh mua edukatën

Egla: Thuaju femrave hajde ma mbaj në banjë, ky je ti dhe më thua ti mua perverse

Egla: Shkodra lind qytetarë more, por ti je i zhveshur nga kjo gjë

Juli: Tani po e shikon Shkodrën ti.

You may also like