Në 1-vjetorin e lindjes së vajzës, Genc Prevlukaj prezanton dhe djalin e tij

by editor

Në familjen e Eni Koçit dhe Gencit ka pasur festë pasi e vogla e tyre, Adea, ka festuar 1-vjetorin e lindjes. Në fotot nga festa vëmendjen e ndjekësve e mori edhe djali i Gencit, i cili tashmë është rritur.

Advertisements

Përkrah postimit Genc Prevlukaj i ka dedikuar Adeas edhe disa fjalë emocionuese.

Advertisements

“Kur malet thahen ne vjeshtë, në jetën time erdhi një lule e bukur, që ma ngrohë shpirtin çdo ditë. E dua zërin e saj, erën dhe sherret e vogla qe i bën nëpër shtëpi. Kur ajo qesh me zë unë mbushem me jetë. Shpesh zihem me Enin kush do rrije me të, kush do ti japë ushqim dhe kush do ta vejë në gjumë. Sepse dua ta mbaj mend çdo minutë të rritjes së saj. Është hëna ime qe me jep drite, motiv për çdo sfidë, thjesht një ëndërr që e jetoj çdo ditë. Adea, nuk e di sa vite do te rrugëtojmë bashkë, por për aq sa jetoj unë do të të dua çmendurisht. Të kam jetë e dritë dhe uroj te bëhesh 100 vjeç! Je dashuria ime, e mamit, e vëllait dhe e gjithë familjes”, ka shkruar Genci.


Advertisements

You may also like