Në “arrest shtëpie”, ish-kryeministri uron shqiptarët për Vitin e Ri: Berisha nuk dorëzohet kurrë

by editor

Nga banesa e tij nga ku nuk i lejohet që të largohet tashmë, ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë një mesazh urimi për qytetarët teksa 2023 po i vjen fundi.

Në një postim të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, teksa u kujton qytetarëve se shpresa është ajo që e bën natën e ndërrimit të viteve magjike, kreu i Rithemelimit bën edhe një bilanc për ato që sipas tij, Shqipëria humbi gjatë vitit që po lëmë pas.

Advertisements

Zgjedhjete lokale në pranverë, Berisha i krahason me ato që bëhen në Rusi, por kujton se 600 mijë shqiptarë me votën e tyre e dhanë mesazhin se ka shpresë. Ish-kryeministri ndalet te situata në Parlament dhe te masa e sigurisë “arrest në shtëpi” që u vendos ditën e djeshme ndaj tij.

Por ky është veçse inspirim sepse tregon se regjimi ka frikë,” shton Berisha duke u kujtuar qytetarëve se nuk do të dorëzohet kurrë dhe se nuk do të dorëzohet së luftuari “për të vërtetat që beson dhe për Shqipërinë.”

Advertisements

SALI BERISHA NË FACEBOOK

Mesazh urimi për Vitin e Ri
Të dashur qytetetarë dhe qytetare shqiptarë.
Gëzuar vitin e ri 2024, kudo që po festoni sonte. Në vatrat tuaja familjare, në lokale, clube, udhëtime, spitale apo institucione të vuajtjes të dënimit. Kjo natë magjike e ndërrimit të viteve, është nata e dashurisë, mirënjohjes dhe shpresës.
Për shumicën e shqiptarëve, mirënjohja dhe shpresa, mund të jenë të vështira në mbyllje të një viti si ky që po lejmë pas.
Shqipëria nuk është më e njëjta. Vendi ynë është nxjerrë nga rruga e demokracisë dhe i është rikthyer udhës qorre të dikurshme. Diktaturës! Në retrospektivë Shqipëria humbi shumë këtë vit.
Shqipëra u nda perfundimisht me votën e lirë. Në 2023 pamë një fushatë elektorale që nisi me tritol, u kontrollua nga bandat, dhe u mbyll me arrestime politike.
Shqipëria humbi pluralizmin. Në 2023 pamë luftën më të egër ndaj opozitës që nga koha e Enver Hoxhës. Opozitës ju vodh logo e partisë. Ju ndalua emri i kryetarit në fletën e votimit. Dhe kreu i tyre u burgos, pa prova apo fakte.
Opozites ju mohua e drejta kushtetuese e kontrollit mbi qeverisjen. Shqipëria humbi Parlamentarizmin. Humbi demokracinë.

Advertisements

You may also like