“Në Elbasan edhe po nuk e shite votën ta marrin me kallash te koka”/ Lala dhe Zhabina flasin për krimet zgjedhore

Në një emision televiziv po diskutohet për krimet zgjedhore të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas gazetarëve Klodiana Lala dhe Xhevahir Zhabina policia ka 19 raste nën hetim, 18 prej të cilave të iniciuara prej saj dhe një rast e deleguar prej SPAK, ndërsa ky i fundit e ka çuar në 30 numrin e procedimeve penale.

Advertisements

Pjesë nga biseda

Advertisements

Klodiana Lala: Dy shifra, që janë zyrtare nga policia dhe SPAK. Krimet në fushën zgjedhore, policia ka 19 raste nën hetim, 18 prej të cilave të iniciuara prej saj dhe një rast e deleguar prej SPAK. Bëhet fjalë për tre forca, PS me numrin më të madh, Partia Demokratike dhe Partia Socialdemokrate e Tom Doshit. Nga këto janë vepra penale, korrupsion në zgjedhje, kemi rastin e Lushnjes me 500 mijë lek. Kemi raste shpërdorimi detyre, dhënie shpërblimi në këmbim të votës dhe përdorimi i funksionit publik në zgjedhje.

Të dhënat më pas do të përditësohen ditën e nesërme dhe do të kemi buletin tjetër.

SPAK e ka çuar në 30 numrin e procedimeve penale. Prokuroria ka edhe një portal ku shkojnë ankesa në mënyrë të drejtpërdrejtë. Këto raste do të japin rezultat, por mendoj pas zgjedhjeve sepse janë në punë e sipër. Nëse nuk kapet paraja dhe momenti, është e vështirë për të ngritur veprën penale të korrupsionit.

Kemi prokurorë në të 12 qarqet, që janë shpërndarë dhe funksionojnë si task force për hetimin e krimit zgjedhor. Kam pritur shumë në këtë aspekt. Duhen pritur rezultatet. PD ka të drejtën të flasë për shitblerje të votës, porn ë fund varet nga ndjekja penale dhe numri i të ndëshkuarve, në të kundërt mbeten thjesht akuza nga forcat politike.

Xhevahir Zhabina: Mund të fokusohemi deri tani te statistikat. Drejt SPAK janë drejtuar rreth 70 kallëizme, 24 në platformën online që ka SPAK dhe nga këto kallëzime, 26 janë regjistruar. Nga këto 26 procedime, 7 janë me iniciativë nga prokurorët. Kam përshtypjen se janë procedimet më të rëndësishme që mund të ketë prokuroria e posacme. Është e vështirë për momentin të merret informacion. Rezultatet për hetimet e krimeve zgjedhore, duhet të vijnë pas zgjedhjeve, ose disa ditë para zgjedhjeve, nëse ka raste flagrance. Mendoj se ky do të jetë edhe suksesi i SPAK nëse këto procedime do të kenë vlerë. Krimi zgjedhor në Shqipëri kur është hetuar, kanë qenë dështim, ndoshta këto janë zgjedhjet që SPAK duhet ta hetojë seriozisht dhe të ketë rezultate.

Klodiana Lala: Hetimet që çelen kryesisht, janë të dhëna që merren përmes përgjimeve, ose nga anëtarë të grupeve kriminale. Pra duke përgjuar një subjekt tjetër mund të dalin të dhëna për krime zgjedhore. Shpresa më e madhe e hetuesve janë këto raste. Ju pyesni pse nuk ka arrestime. Krimi zgjedhor për t’u provuar, do të duhet të ketë një bazë të dyshimit të arsyeshëm, do të dojë kohën e vetë. Jemi në dhjetë ditë para zgjedhjeve. Është faza më e nxehtë, prokuroria do të ketë më shumë brumë, për të patur goditje konkrete.

Xhevahir Zhabina: Kallëzimet janë nga partitë, KQZ, qytetarët. Kjo është mënyra me të cilën bëhen kallëzimet. Janë goxha kallëzime. Ndoshta mund të kenë qenë edhe më shumë në zgjedhjet e kaluara, por kryesisht të subjekteve politike.

Klodiana Lala: Ja të jap një shembull. Para pak ditësh kam raportuar për pyetjen e zotit Arbjan Mazniku në prokuroinë e Tiranës. Zoti Mazniku nuk u denoncua direkt, ishte Këllici që kallëzoi zotin Veliaj për një rrugë. Prokurorisë iu deshën dy vjet. Prokuroria vetëm pas dy vitesh e thirri për ta marrë në pyetje. Sot pasi është marrë dëhsmia e zotit Mazniku, pas dy vitesh po bëhet gati dosja për SPAK. Pra hetime që mund të nisin sot mund të kenë efektin edhe më vonë.

Durrësi nuk ka nevojë, është si Kolumbia sot. Elbasani po ashtu. Edhe po nuk e shite votën ta marrin me kallash te koka. Koha do ta tregojë, se diku do të mbetet një provë. E mbani mend dosjen 184 dhe 339? Edhe kur dikush refuzon, në Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier, janë problematike, nëse nuk ka bashkëpunim mes qytetarëve dhe insitucioneve nuk i kërkohet policisë dhe prokurorisë.