“Në Elbasan shqetësuese për ta do të jetë që nuk kanë më Suel Çelën”, gazetari i njohur ngre aludime të forta: PS do të ketë probleme në Shkodër, u sulmuan ata që…

by editor

Gazetari Dorian Kodra ka komentuar mbledhjen e Asamblesë së PS-së që u zhvillua ditën e sotme dhe që zgjati 5 orë.

Advertisements

I ftuar në një emision televiziv, ai theksoi se PS do të ketë probleme në Shkodër pasi SPAK ka goditur “Bajrat” dhe Pëllumb Gjokën që sipas tij kanë qenë garant për votat e PS në zgjedhjet e kaluara.

Advertisements

Po ashtu sipas tij shqetësuese do të jetë dhe Elbasan.

“PS është vite dritë larg përsa i përket organizimit. Dhe fakti që i ka shpërndarë koordinatorët është një tregues tjetër i kësaj. PS ka armë të tjera për të fituar zgjedhjet. Përshembull në Shkodër, do të jetë shqetësues fakti që SPAK goditi me metamorfozën Bajrat dhe Pëllumb Gjokën, që në zgjedhjet e kaluara ishin garant për votat e PS. Në Elbasan shqetësuese për PS do të jetë që nuk ka më Suel Çelën”-tha ai.

You may also like