Në kërkim për vrasjen e të riut në Norvegji, e pëson keq 35-vjeçari shqiptar

Shtetasi Visar Avdyli, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vrasje të ndodhur në Oslo në vitin 2021, u arrestua këtë të mërkurë në Ferizaj nga policia e Kosovës.

Advertisements

Avdyli, së bashku me të vëllanë e tij akuzohen për vrasjen e Hamse Hashi Adan, 20 vjeç në Mortensrud, një lagje në Oslo të Norvegjisë.

Advertisements

Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 07.10.2021.

Dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen, rezultojnë të arrestuar më parë për terrorizëm. Policia vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e vëllait tjetër në kërkim.

“Personi i arrestuar përveç shtetësisë kosovare posedon edhe shtetësi norvegjeze, ndërsa në momentin e arrestimit i është gjetur një armë zjarri, si dhe disa pasaporta të shteteve të tjera, të cilat me gjasë janë të falsifikuara”, thuhet në komunikatën për media të policisë.