Shqiptari i arrestuar konsiderohet një ndërmjetës i fuqishëm i trafikut të drogës
Advertisements
Një 64-vjeçar me origjinë shqiptare, i shpallur në kërkim, është vënë në pranga nga policia italiane.
Advertisements
Bëhet fjalë për Faslii Qibinin, i cili ndodhet në arrati që nga viti 2011, për trafikim ndërkombëtar droge. 64-vjeçari, i arrestuar nga karabinierët e Komandës Provinciale të Napolit do të vuajë dënimin me 22 vite burg,
Sipas medias italiane Rai, Qibini konsiderohet një ndërmjetës i fuqishëm i trafikut të drogës, ku sipas hetuesve, ai menaxhoi dhe ndërmjetësoi trafikun e heroinës midis Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe Italisë Jugore dhe bënte biznes me Camorra, nga klani Di Lauro deri te “Nardielli”, grup kriminal nga pala Oplontine.
Ai ishte në kërkim në të gjithë botën, por familja jetonte në Napoli, në lagjen Secondigliano, aty ku u arrestua. Në vijim të lëvizjeve dhe zakoneve të të afërmve, karabinierët kishin vënë re një rritje të shpenzimeve gjatë periudhës së Krishtlindjes, sidomos të cigareve, edhe pse askush në familje nuk pinte duhan.
Shenjë kjo se cigaret ishin për dikë tjetër. Dëshira për të dalë dhe për të blerë cigare i pavarur ishte fatale për Qibinin. Ai u rrethua nga ushtarë dhe u arrestua teksa ecte në Corso Secondigliano. Tani ai është i mbyllur në burgun që ndodhet në të njëjtën lagje napolitane.