Në emisionin Top Story të Grida Dumës në Top Channel mbrëmjen e djeshme, raportoi nga vendngjarja gazetari Eraldo Harlicaj i cili ka ndjekur hap pas hapi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën 59 persona nga flakët në një klub nate.
Advertisements
Ai raportoi se aktualisht janë 162 të plagosur, ku një pjesë e tyre janë transportuar në spitalin e Shkupit për një trajtim më të specializuar.
Advertisements
Momentalisht 51 pacientë janë dërguar jashtë Maqedonisë. Pjesa më e madhe e tyre janë në intubim dhe për fat të keq ka gjasa që numri i viktimave të rritet në ditët në vijim, sipas ministrisë së Shëndetësisë vendase.
6 pacientë po dërgohen në Austri, ndërkohë gazetari theksoi se në krye të ekipit austriak është një mjek shqiptar.
“Shkëlqim Beqiri, ka këmbëngulur që të vijë në Maqedoninë e Veriut dhe të marrë sa më shumë të lënduar, në mënyrë që t`u japë atyre një trajtim sa më të specializuar,” tha gazetari.