Në ‘luftë’ për jetën, rrëqeth Eni Jani për momentet e vështira të Genc Fugës

by editor

Eni Jani dhe Genci Fuga kanë treguar gjatë një interviste televizive momentet kritike shëndetësore të aktorit me të cilat u përballën pak muaj më parë.

Advertisements

Eni Jani kujtoi mes lotësh momentin kur duhet të bënte thirrje për ndihmë financiare nga miqtë, kolegët dhe nga i gjithë populli shqiptar.

Advertisements

“3-4 ditë përpara ndërhyrjes Genci kishte shqetësime. Kemi qenë në kontakte me mjekun. Atë ditë Genci u fut në sallë diku tek ora 10:00 e mbrëmjes. Ishte momenti që unë isha vetëm. Thashë Eni duhet të bësh diçka, s’mund ta mbaj për vete. Gjëja e parë që mendova ka qenë institucioni i RTSH-së, vendi ku punoj.

Mendova sikur 2 mijë lekë të vjetër të japë gjithësecili do të bëhen një shumë sa për të nisur ndërhyrjen. Kam bërë statusin dhe momentin e fundit kam mbyllur sytë dhe kam menduar ta nis, mos ta nis, sepse ishte shumë e rëndë (përlotet) më dukej sikur po kërkoja lëmoshë, por mbylla sytë dhe thjesht e nisa”, u shpreh ajo.

You may also like