Një i huaj po lëvizte në zonën e Skelës në Vlorë duke bërtitur dhe me sjelle agresive me njerëzit.
Advertisements
Të shqetësuar nga kjo situatë, kalimtarët kanë njoftuar policinë, e cila e ka pikasur pranë Universitetit të Vlorës dhe më pas ka bërë shoqërimin e tij.
Advertisements
Nuk dihet nëse ishte nën efektin e lëndëve narkotike apo me probleme të shëndetit mendor, por për rreth 2 orë shkaktoi frikë në zonën ku po qarkullonte e cila është ndër më të frekuentuarat.